Vuçiq: Mund të na vrisni të gjithëve, kurrë s’do ta njohim Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se KFOR-ie ka lejuar Policinë e Kosovës të vras sa më shumë serb në Manastir.

“Në asnjë mënyrë nuk e arsyetoj vrasjen e policit të Kosovës, nuk ka pasur nevojë për këtë. Kurti është organizator i kaosit në veri. Është diçka e pabesueshme për 1 orë e 20 minuta 10 serbë kanë qenë në rrethim të plotë dhe është zbatuar sulm brutal në ta. Kemi thënë pse se ka bërë KFOR-I. Por ata i kanë dhënë ta drejtë Kurtit të vrasë sa më shumë njerëz”, ka thënë Vuçiq.

Më tej ai ka thënë se në grupin terrorist nuk ka serbë nga Serbia qendrore por vetëm e serbë të veriut të Kosovës.

“Tre serbë janë vrarë, dy me snajper nga një distancë e madhe, që nuk ka pasur nevojë të ndodhë. Një person është në pikëpyetje nëse do mbijetojë, nuk i kanë dhënë ndihmë. E kemi incizimin ku qeshen Policia e Kosovës, thonë lëre le të vdesë”, ka thënë ai.

“Ata kanë shfrytëzua snajperë dhe kanë shtënë edhe në shtëpi private, ku ka pasur vetëm pleq”, ka pretenduar Vuçiqi.

Lexo edhe:  Rrëfimi rrëqethës i kushëririt të 8-vjeçarit që humbi jetën në Suharekë