Hajnat ‘shfrytëzojnë’ festën e Vitit të Ri, thyejnë një banesë në Prishtinë

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. E shumë prej hajnave ‘angazhohen’ sidomos në ditët e festave, kur shumë qytetarë mblidhen në një vend për të festuar, e shtëpitë e tyre mbesin të mbyllura.

Kështu ndodhi në një banesë në rrugën ‘Henri Dunan’ në Prishtinë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë kryer vjedhje në periudhën kohore mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit.

Sinjali mëson se pronari i banesës ka denocnuar rastin në Polici, ku ka deklaruse hajnat kanë thyer derën e banesës dhe kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës gjendeshin gjësende me blerë si armë, stoli ari, fishekë e telefona.

Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

Lexo edhe:  Përleshja brutale në Pejë: Këta janë të rinjtë që rrahën keq një 22-vjeçar, kërcënuan me jetë personin që tentoi ta mbrojë viktimën