Aksident në qendër të qytetit të Mitrovicës, përfshihet vetura e një mërgimtari

Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit në Mitrovicë.
Nga ky aksident mësohet se nuk ka të lënduar, shkruan Jepi Zë.
Aksidenti është shkaktuar në rrugën “Mbretëresha Teutë”, rrugë në të cilen ndodhin shpesh aksidente.
Të përfshira në aksident kanë qenë dy vetura, njëra me targa të ndërkombëtare që besohet se është e një mërgimtari.
Policia ende nuk ka dalë në vendin e ngjarjes, si shkak i këtij aksidenti është krijuar kolonë e gjatë e veturave në të dy kahjet e lëvizjes.
Lexo edhe:  Rrahja masive mes dy familjeve në Prizren: Pamje ekskluzive se si u përfshinë në përleshje 15 persona