Hajnat hynë në shtëpinë e biznesmenit kosovar, vjedhin veturë e stoli ari

Në orët e mëngjesit të datës 10.12.2023, ka ndodhur një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Ferizaj, në shtëpinë e Shukri Mjakut , një biznesmen që jeton dhe vepron në Zvicër.

Grabitësit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke vjedhur një mjet Golf 7 GTI 2015 ngjyrë të bardhë, si dhe objekte të vlefshme tjera në shtëpi, si televizor, ari, dhe shumë gjëra të tjera.

Vjedhësit,  janë identifikuar nga kamerat e sigurisë rreth orës 05:50 dhe se kërkohet ndihmë nga qytetarët për zbardhjen e rastit.

Çdo banor që ka vërejtur lëvizje të dyshimta në fshat pas mesnate apo disponon kamera të sigurisë, të cilat kanë regjistruar ngjarjen,  luten që   të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës – dega Ferizaj.

E po ashtu çdo individ që ofron ndihmë në zbardhjen e krimit do të shpërblehet nga pronari i shtëpisë.

Lexo edhe:  Plagoset me armë një 33 vjeçar në Gjilan, Policia arreston të dyshuarin