Gjendet marihuanë në Qendrën Korrektuese në Dubravë

Rastet kur gjendet marihuanë në burgjet e Kosovës janë të shpeshta.

E gjatë ditës së sotme është raportuar edhe për një rast të ri.

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë gjetur 3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Kjo sasi është gjetur gjatë kontrollit të objektit, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Njoftimi i policisë:

“Q. Korrektuese, Dubravë-Istog 09.12-18.12.2023- NN. Me 18.12.2023 është raportuar se gjatë kontrollit në objektin e burgut është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 3 gram. Është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.

Lexo edhe:  Nëna denoncon edukatoren e çerdhes “Xixëllonjat” në Prishtinë, thotë se ia rrahu djalin 2-vjeçar