Serbia bën thirrje për shërbim vullnetar ushtarak

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë fton të gjithë qytetarët e vendit, nga mosha 19 deri në 30 vjeç, të cilët dëshirojnë të veshin uniformën e Forcave të Armatosura të Serbisë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar gjashtëmujor ushtarak me armë, shkruan Tanjug.

Thirrja për aplikime është e hapur gjatë gjithë vitit, dhe aplikimet për periudhën referuese të dhjetorit zgjasin deri në fund të nëntorit.

Ministria nuk ka bërë të ditur nëse kjo thirrje është e zakonshme që e bënë ushtria serbe.

Edhe Rusia kishte bërë thirrje të tilla në kohën kur zhvillohej lufta në Ukrainë, por u detyrua ta bënte të obligueshëm vendimin pasi shumica e rusëve refuzonin të kyçeshin vullnetarisht në ushtri.

Lexo edhe:  Ra në një gropë të rrugës në Skenderaj dhe dëmtoi veturën, qytetari padit Qeverinë