Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e një mërgimtari në Ferizaj, vjedhin veturë e pasjisje elektronike

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. E cak i hajnave shpeshherë janë edhe shtëpitë e mërgimtarëve, të cilat në Kosovë mbesin të mbyllura në shumicën e muajve të vitit.

Kështu e ka pësuar një shtëpi në fshatin Dardani në Ferizaj, pronari i së cilës jeton dhe vepron në Gjermani.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga familjari i pronarit, i cili ka pohuar se hajnat kanë vjedhur një veturë dhe disa pajisje elektronike të cilat kanë vlerë të madhe.

Bazuar në dëshminë e tij, vlera e dëmit kap shifrën e rreth 20 mijë eurove.

Njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa vazhdojnë hetimet për gjetjen e të dyshuarve dhe arrestimin e tyre.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në qendër të Prishtinës, vetura godet një këmbësore në zebra