Gjakovari kapet duke vjedhur një shishe të rakisë te ‘Nertili’, dërgohet në mbajtje

Rastet e vjedhjeve nëpër markete në Kosovë nuk janë të rralla, por jo gjithmonë kapen personat e dyshuar, pasi të njëjtit arrijnë të ikin.

Por ndryshe ka ndodhur në qendrën tregtare ‘Nertili’ në Gjakovë, ku një person u kap në flagrancë duke vjedhur.

Sinjali mëson se 39-vjeçari është zbuluar nga pamjet e kamerave të sigurisë, duke vjedhur një shishe me alkool në vlerë të 30 eurove.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Lexo edhe:  Sulmohet Policia në ndeshjen e Ligës së Parë mes Vëllaznimit dhe Istogut