Gjuajtje me armë zjarri në një restorant në Lipjan  

Një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në një restorant në Lipjan.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në mëngjes, e më pas i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Pronari i restorantit ka raportuar rastin në polici.

“Rr. Bajram  Gashi, Lipjan 28.02.2024 – 05:15. Ankuesi mashkull kosovar, pronar i restorantit, ka raportuar se një mashkull i panjohur ka shtënë dy here me armë zjarri në lokal dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore”, bëhet e ditur në raportin policor.

Lexo edhe:  Aksident mes disa automjeteve në magjistralen Prishtinë-Pejë, nëntë persona lëndohen