“Hajde merre çikën tanë, se s’është më gruaja jem”- 29-vjeçari e rrah dhe e njofton babain e saj se nuk janë më bashkë

Rastet e dhunës në familjet kosovare po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që çdo ditë e më shumë gratë janë ato që po përjetojnë dhunë fizike e psikike nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë, në një shtëpi në rrugën ‘Ahmet Delija’ në Mitrovicë.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar 26-vjeçarja, e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur në kokë. Për akuzat që i bëri bashkëshortja e tij, 29-vjeçari është ftuar të paraqitet në stacion për intervistim.

Pasi u thirr nga Policia, mitrovicasi kishte vendosur të ndahet me bashkëshorten e tij dhe për këtë kishte njoftuar babain e kësaj të fundit, duke i thënë ‘mundesh me ardhë me marrë çikën tane se nuk është më gruaja jem’.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa 26-vjeçarja ka shkuar të jetojë te familja e saj.

“Gjallë nuk të la”- Burri nga Gjilani e përgjak bashkëshorten në vendin e saj të punës, arrestohet nga Policia

Lexo edhe:  Rriten sërish çmimet e ushqimeve në Kosovë, sidomos ai i mishit të bardhë dhe çajit