Në 70 vjet e fundit nuk ka pasur thatësi më të madhe, Italia shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme do të zbatohet për rajonet Emilia-Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte dhe Veneto, tha qeveria në një deklaratë.

Lëvizja e miratuar nga Këshilli i Ministrave parashikon 36.5 milionë euro të alokuara për të përballuar thatësirën.

Lugina e lumit Po, e cila prodhon rreth 40% të ushqimit të vendit, duke përfshirë grurin dhe orizin, nuk ka parë pothuajse asnjë reshje shiu për rreth katër muaj.

Lumi, më i gjati i Italisë është aktualisht në nivelin shtatë metra nën mesataren.

Lexo edhe:  Shqiptari vret ish-gruan në Gjermani, detaje nga rasti