Gruaja nga Lipjani shkel me veturë një polic, e bën “kërrsh” – ai dërgohet në spital

Një grua ka goditur me veturë këmbësorin zyrtar policor, përderisa po voziste në rrugë Nacionale, në fshatin Konjuh të Lipjanit.

Sipas Policisë, gruaja goditi policin që po lëvizte në këmbë, nga pakujdesia.

Siç thonë ata, polici u bë për spital pas goditjes por, për fatin e mirë, shpëtoi.

“Rr. Nacionale, fsh. Konjuh, Lipjan 25.11.2022 – 17:20. Raportohet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën e saj me targa vendore, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin zyrtarin policor, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë

Lexo edhe:  Vdes papritur një person derisa po priste në një furrë