Mbyllen dy rrugë në zemër të Prishtinës, nuk do të hapen për 6 javë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po fillojnë përgatitjet për dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

Për këtë rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Clinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi” do të jetë e mbyllyr nga 26 nëntori deri më 8 janar.

Postimi i plotë:

Festat e fundvitit po afrojnë

Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023.
Ju falënderojmë për mirëkuptim.

Lexo edhe:  Digjet banesa e Naim Abazit dhe Mihrije Braha, brenda ishte djali i tyre me partneren