Detaje të reja: Burri vrau gruan me sëpatë në 2 të natës, qëndroi dy orë me trupin e vdekur dhe u dorëzua në Polici

Policia e Kosovës ka dalë me raport per vrasjen e rendë që u krye ne rrugën “Mark Isaku” në

Prishtine, ku u vra një 63-vjeçare.

I dyshuar për vrasje është bashkëshorti i saj, 70-vjeçari Izet Godeni.

Sipas raportit të Policisë, vrasja dyshohet se është kryer rreth orës 02:00, derisa i dyshuari është vetëdorëzuar ne Polici, rreth orës 04:40.

“VRASJE E RENDE- Rr. Mark Isaku, Prishtine
25.11.2022 – 02:00-04:40. Eshté arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nen dyshimin se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, viktimen femer kosovare. Njesite relevante policore dhe nje ekipet e mjekesisë ligjore kanë dale ne vendin e ngjarjes, nga stafi pérgjegjés i mjekésisè ligjore eshte konstatuar vdekja e viktimes. Me urdher te prokurorit, trupi i pajet i viktimes eshtë dërguar ne IML per obduksion, ndersa i dyshuari eshte derguar ne mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Kosovari ‘i droguar dhe i dehur’ theri me thikë gruan e tij në një palestër fitnesi në Austri