Gruaja e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje punësohet nga Qeveria e Albin Kurtit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, ka rehatuar në pozitën e “Inspektores së arsimit”, bashkëshorten e tij, Miranda Aliun.

Nga konkursi i shpallur me 5 maj 2023 nga Ministria e Punëve të Brendshme për pozitën “Inspektor i arsimit”, dolën 14 kandidatë fitues.

Listës i priu bashkëshortja e deputetit Aliu, Miranda Aliu.

Pas intervistës dhe testit me shkrim, Miranda Aliu mori gjithsej 86.2 pikë, duke lënë mbrapa 13 kandidatë tjerë.

Deputeti Aliu edhe gjatë vitit të kaluar kishte punësuar familjarët e tij.

Në shtator të 2022’ës, Insajderi kishte raportuar se Miranda Aliu u përzgjodh si mësimdhënëse e Sociologjisë-Filozofisë në konkursin e hapur nga Komuna e Gjilanit.

Po ashtu, gruas së deputetit i është punësuar motra, Mimoza Alidema në pozitën e edukatores.

Kujtojmë se deputetit Aliu, vitin e kaluar me datë 07/05/2021 i është emëruar dhe motra Shkurte Aliu në Bordin e Teatrit Kombëtar.

Lexo edhe:  Prizren: I riu e kap për fyti gjyshen 75-vjeçare, e moshuara kërkon ndihmën e Policisë