LDK-ja copa-copa në Vushtrri, asamblisti me akuza të rënda ndaj Xhafer Tahirit

Procesi i brendshëm zgjedhor në degën e LDK-së në Vushtrri po vazhdon të përcjellet me pakënaqësi dhe ankesa ndaj Komisionit Zgjedhor dhe kryetarit të degës, Xhafer Tahiri.

Sot ka reaguar edhe asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë dhe anëtari i Kryesisë në degën e LDK-së, Agron Përçuku, i cili Komisionin Zgjedhur e quan të shantazhuar, duke treguar se ky komision e ka ndërruar qëllimisht lokacionin e takimit në nëndegën Dardania I.

Postimi i Agron Përçuku:

Të nderuar anëtarë dhe delegatë të nëndegës Dardania I të degës së LDK-së në Vushtrri,

Meqë Komisioni Zgjedhor i shantazhuar dhe i emëruar në kundërshtim me aktet e LDK-së, ka ndërruar qëllimisht lokacionin, përkatësisht vendin dhe orën e mbajtjes së kuvendit zgjedhor të nëndegës së LDK-së Dardania I, si kryetar legjitim i kësaj nëndege, në pajtim me nenin 3 (pika 3) të Rregullores së Punës së Kuvendit Zgjedhor, kam ftuar në takim, sot, e premtë, më datë 14 shtator 2023, ora: 18:00, në shkollen fillore Ali Kelmendi në Vushtrri, kuvendin për mbajtjen dhe zgjedhjen e strukturave të reja të nëndegës, pra në lokacionin dhe oren e njejtë siç është paraparë që nga fillimi në orarin e degës, me ç’rast jam rizgjedhur Kryetar i Nëndegës Dardania 1.

Për këtë takim, i kam njoftuar dhe ftuar edhe anëtarët e këtij Komisioni kundër-statutar që të vijnë dhe të shikojnë mbarëvajtjen e kësaj mbledhje.

Në një situatë normale demokratike, do ta kisha shqyrtuar mundësinë që të kandidoja për kryetar të degës, për më nevojitet ende kohë që të luftoj nga pozicioni që jam mbetjet e LDK-së.

Xhafer Tahirit ka hyrë në periudhën e agonisë dhe i kanë mbetur edhe pak ditë të ushtroj detyren që e ka marrë në kundërshtim me Stautin dhe aktet e tjera të LDK-së, prandaj po mundohet në të gjitha mënyrat të luftoj, por ai e di që e ka humbur betejën.

Lexo edhe:  Arratisen katër të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Suharekë

 

Të dashur delegatë, ju faleminderit për besimin e pa lëkundur ndër vite karshi meje në nëndegën tonë.