Godet’ i nxehti afrikan, sot temperaturat arrijnë deri në 30 gradë – nga kjo ditë shkojnë në 37°

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë.

Pas ditëve me reshje rekorde, vendi do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

“Këto masa të nxehta të ajrit do të intensifikohen javën e ardhshme duke krijuar kushte që merkuri në termometër të shënoj vlera 34-37 gradë Celsius në gjysmën e dytë të javës së ardhshme. Të dielën mot kryesisht i kthjellet dhe me vapë. Prezenca e lartë e lagështisë se ajrit dhe presioni i lartë do të krijojë ndjesi që temperaturat të shkojnë mbi këto vlera të lartshënuara.

Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit, sidomos nga ora 10-17.”, njofton IHMK.

Lexo edhe:  Petkoviq thotë se as sot nuk u lejua të hyjë në Kosovë