Gjykata merr vendim ndaj pronarit që rrahu brutalisht punëtoren e tij në Ferizaj

30 ditë paraburgim i janë caktuar pronarit të fabrikës “Fatoni Qeramik” në Ferizaj, pasi kishte rrahur brutalisht punëtoren e tij me 7 korrik të këtij viti.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizaj dhe aprovim të Gjykatës tashmë ndaj Ismaili është caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, shkruan Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje Prokuroria Themelore në Ferizaj, të cilët rasti e kanë cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se lidhur me rastin në fjalë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të dyshuarin F.I., për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjet e prokurorisë dhënë Insajderit.

Sipas Prokurorisë, që nga data 7 korrik Faton Ismalili gjendet prapa grilave.

“Po ashtu, ndaj të njëjtit, me datë 07 Korrik 2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale të lartëcekur. I pandehuri F.I., nga data 07 Korrik 2022 gjendet nën masën e paraburgimit”, thuhet me tej në përgjigjen e Prokurorisë.

Pronari që rrahu punëtoren ishte Faton Ismaili, e që ka në pronësinë fabrikën e qeramikës “Fatoni Qeramik” shpk.

Burimet e Insajderi kishin bërë të ditur se Ismaili e kishte rrahur brutalisht 22 vjeçaren, duke e goditur në kokë dhe fytyrë.

“28 vjeçari e kishte kapur për krahu dhe e kishte qëlluar me grushta e shuplaka në fytyrë dhe në kokë 22 vjeçaren”, tha ky burim për Insajderin.

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është i moshuari që u gjet pa shenja jete në Prishtinë, jetonte i vetëm

Se viktima ishte rrahur brutalisht ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë treguar se 22 vjeçarja ka marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Me datën 06.07.2022, rreth orës 11:00 në fshatin Dardani të Ferizajt , pas një mosmarrëveshje i dyshuari me inicialet F.I ( M/K) i moshës 28 vjeçar, pronar i një fabrike të qeramikës, e kishte sulmuar viktimën me inicialet A.D ( F/K) e moshës 22 vjeçare, punëtore në këtë fabrikë, duke i shkaktuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit, e cila më pas kishte pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e policisë.