Xhuli tregon kur është ndier krenare me vetën: Hera e parë që kam thënë ‘Bravo Juli’ ka qenë kur kam dalë nga Big Brother-i  

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Juliana Nura është e ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini.

Juliana Nura tha se hera e parë që është ndier krenare me vetën e saj ishte kur doli nga shtëpia e madhe Big Brother Vip Kosova.

“Hera e parë që kam thënë ‘Bravo Juli’, ia kam rrah vetës shpatullën ka qenë kur kam dalë nga Big Brother-i. E kam pa një lojë që ka bërë shumë bujë, që kam luajtur shumë, është një lojë psikologjike, një lojë me vetvetën tënde”, tha Juliana Nura

“Unë jam një perfeksioniste, jam një vajzë, një grua që në jetën time deri më tani të arriturat e mia nuk më dukën asgjë. E di që janë diçka, por nuk janë asgjë për atë se çfarë dua të synoj në jetën time”, tha tutje ajo.

Juliana Nura është shprehur ende më e kënaqur kur kishte kuptuar që mesazhet e saj ishin përçuar tek publiku.

Lexo edhe:  Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës