Gjuhet me kallash në afërsi të shtëpisë së Big Brother, tmerrohen banorët

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj të Big Brother.

Ndonëse është edhe shtëpia më e sigurt, banorët brenda saj janë shqetësuar mjaft shumë sonte nga disa krisma, shkruan lajmi.net.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, dëgjohen shumë krisma të kallashnikovit. Krismat duket të kenë qenë aq afër, sa u dëgjuan shumë në oborrin e shtëpisë.

Ishte Qetsori dhe Kristi që i dëgjuan më së shumti këto krisma pasi ishin në oborr dhe komentuan për këtë ngjarje.

“Cfarë ishte?”, pyeti Kristi, ndërkohë që Qetsori pa hezitim tha se ishte “kallash”. Edhe Nita që ishte në oborr, komentoi mbi këtë ngjarje.

Banorët janë parë të shqetësuar edhe brenda shtëpisë, pasi Vëllai i Madh mori masa menjëherë dhe futi të gjithë banorët brenda.

Nuk ka ende informacione nëse krismat ishin ndonjë mesazh prej lojën e Big Brother, mirëpo krejt cka dihet është se u dëgjuan shumë afër.

IMG_1736

Lexo edhe:  “E puthte dhe i afrohej”, publikohet video ku Shqipja i kërkon Ganiut të largohet