Shefi i Emergjencës jep detaje të trishta: Personi i vdekur në Dumnicë është gjetur me plumb në kokë

Më parë u raportua se në Dumnicë të Podujevës, është gjetur i vdekur Sali Salihu i moshës rreth 65 vjeçar, sot rrerh orë 18:00.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00, kemi marrë informatën për një person të lënduar, në fshatin Dumnicë të Podujevës.Menjëherë pas marrjes së informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Aktualisht zyrtarët policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, ka thënë Florije Ahmeti.

Edhe shefi i Emergjencës në Podujevë, Arben Beqiri, e ka konfirmuar rastin për Raporto24.

“Një person është gjetur me plumb në kokë, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, ka thënë Beqiri.

Lexo edhe:  Lumbardhi ofendon rëndë Albën: Kjo drrasa e vogël