Mes dhimbjes dhe lotëve i jepet lamtumira e fundit 39 vjeçarit Kastriot Ramadani që vdiq pas plagëve të marra në “Bon Vivant

Në fshatin e lindjes, i vrari mbrëmë Kastriot Ramadani me ceremoni fetare është varrosur.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë qytetarë nga shumë vise, shkruan Jepi zë.
Mes dhimbjes dhe lotëve, Katrioti u përcjell për banesën e fundit.
Ndryshe tashmë i ndjeri,mbrëmë u qëllua me armë për tu dërguar në QKUK, mirëpo as pas intervenimit kirurgjik, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.
I ndjeri la pas gruan dhe dy fëmijët e tij.
Lexo edhe:  Aksident në Itali, humb jetën 24-vjeçari shqiptar