Gjest i madh: Avokati vendos ta mbrojë gratis Azem Kurtajn, ai ka edhe të birin pjesë të FSK-së

Avokati nga Ferizaj, Naim Ferati është përzgjedhur si avokat i ushtarit të FSK-së, Azem Kurtaj.

Në një prononcim për medja, avokati ka konfirmuar se shërbimet për Kurtajn do t’i bëjë me 0€ shpenzime.

“Jepi zë” ka kuptuar se avokati Fertai ka edhe të birin e tij, pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Nga fotot e postuara në profilin e tij, shihet edhe Jon Ferati, i cila ka fotografi me uniformën e Ushtrisë së Kosovës.

Kujtojmë se sot Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Azem Kurtajt, i dyshuar për plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë, ditën e 6 janarit.

Lexo edhe:  Atdheu i futet Xhulit në shtrat: Jam me fat që jetoj në një epokë me ty