Aksident në Çagllavicë, vetura godet një këmbësor

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë. Ato zakonisht ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut e për shkak të shpejtësisë. Si pasojë e shpërqendrimit dhe pakujdesisë të shoferëve, viktima në shumë raste janë edhe këmbësorët.

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, saktësisht në Çagllavicë.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë ka goditur një këmbësor.

Lexo edhe:  Vazhdojnë protestat edhe sot në veri