Zhduket një 36-vjeçare në Skenderaj, familja s’di gjë për fatin e saj

Foto ilustruese

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.

Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar një grua në Skenderaj, e cila ka raportuar se motra e saj është larguar nga shtëpia paraditen e së mërkurës dhe më s’është kthyer.

Sinjali mëson se motra ka njoftuar se gjatë gjithë kësaj kohe kanë provuar që të kontaktojnë me 36-vjeçaren, mirëpo ajo nuk është lajmëruar dhe nuk dinë gjë për fatin e saj.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i motrës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Pas disa vitesh, prindërit do të detyrohen t'i blejnë librat për fëmijët e tyre, ministria do t'i transferojë paratë në xhirollogaritë e tyre