Vdes një 38 vjeçar, ra nga ndërtesa ku po punonte

Sot një person ka ndërruar jetë pasi ra nga ndërtesa që ishte në punim e sipër, në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi Agron Borovci, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.

Teksa tha se policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti.  Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK,  i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë. Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Lexo edhe:  Drejtori i Policisë: Grupe kriminale serbe po përgatitet për sulm