Gjendet një mjet i dyshimtë në Kaçanik, FSK në vendin e ngjarjes

Në fshatin Kaçanik të Vjetër është gjetur një mjet i dyshimtë.

Një ankues raportoi dje në polici se mjetin e gjeti në një livadh.

Policia ka siguruar vendin e ngjarjes me shirit të sigurisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe njësitet për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Këta të fundit kanë bërë tërheqjen në mënyra të sigurt të mjetit të dyshimtë.

Lexo edhe:  Ky është logopedi që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 4-vjeçares që e trajtonte