Arrestohet një serb në Prizren

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton se pas një pune intensive hetimore të Policës së Kosovës, Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të luftës dhe me autorizim të Prokurorit Special, është arrestuar i dyshuari me inicialet M.P. i nacionalitetit serb, Shtetas i Kosovës dhe Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, vepër kjo e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘’Hoqa Mahall’’ në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e tre (3) personave civil të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë.

Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për tu dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

Lexo edhe:  Dy vajza vdesin në rrethana të dyshimta në Mitrovicë