Gjendet armatim në afërsi të Manastirit të Banjskës, flasin nga Policia
Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan, Policia e Kosovës ka gjetur pesë ‘zolla’ teksa po patrullonin.
Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri, i cili tha se armatimi i gjetur dyshohet se lidhet me sulmin terrorist të vitit të kaluar.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, tha Elshani.
Ndryshe, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar në fshatin Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës, ku u vra një rreshter policor.