E rëndë: Vetura bie nga 10 metra lartësi në Prizren, humb jetën shoferi – gruaja e tij shpëton

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prizren –Reçan, ku shoferi i një veture dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka rënë nga 10 metra lartësi. Për pasojë, ai ka vdekur, ndërsa gruaja e tij ka shpëtuar, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, viktima është rreth 70-vjeçar nga Komuna e Prizrenit, kurse gruaja e tij 67-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

“Me datë 06.03.2024 rreth orës 15:40 është raportuar për një vetaksident trafiku në rrugën Prizren-Reqan me pasoja fatale. Deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi (F.M. I lindur me 1954 , mashkull) nga fshati Llokvicë, Prizren, derisa ishte drejtuar automjetin humbë kontrollin e automjetit dhe kalon në anën e majtë të rrugës ,e godet anësorën dhe bie poshtë në lugun e lumit, automjeti bie nga lartësi përafërsisht 10 metra.

Si pasojë e aksidentit ngasësi mbetet I vdekur në vend ,ndësa pasagjerja (E.M. e lindur më 1957 ) pëson lëndime trupore, ajo është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren dhe pas tretmanint mjekësor është liruar. Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi I pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë. Rastin është duke e hetuar Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit.”

Lexo edhe:  E turpshme: Mitrovicasi e rrah nënën për shkak pronës