“Hallakamë” në Obiliq: Tetë persona fjalosen mes vete, dëgjohen krisma armësh

Një rast i çuditshëm është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Obiliq.
Atje, policia bën me dije se pas një mosmarrëveshje të mëhershme,  tetë të dyshuar meshkuj kosovarë janë fjalosur ne mes vete me ç’rast dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, por pa pasoja në njerëz.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 48 copë fishekë.

Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Përleshja në Lipjan: Ky është personi që dyshohet se e bëri për spital viktimën