Vrau djalin e tij për çështje pronësore, i akuzuari: I kërkoj falje familjes time

Në seancën e caktuar për dhënien e fjalës përfundimtare, i akuzuari për vrasjen e djalit të tij, Naim Smajli nga Podujeva, nuk ishte në gjendje të deklarohej.

Smajli vetëm i bëri një kërkim falje familjes së tij.

“E nderuara gjykatëse, i kërkoj falje familjes…”, tha i akuzuari Smajli në fjalën përfundimtare, e pas kësaj fjalie ai ndërpreu deklarimin e tij.

Smajli akuzohet se ka vrarë djalin e tij E.S., në vitin 2022 në fshatin Bajçinë të Podujevës për çështje pronësore.

Ndërsa, prokurorja tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor është vërtetuar gjendja faktike se i akuzuari ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet.

Prokurorja po ashtu i propozoi gjykatës që t’i konsiderojë motivet e ulëta të vrasjes dhe të akuzuarin ta dënojë me burgim të përjetshëm.

“Konsideroj se është penalisht përgjegjës dhe se me dashje ka kryer veprat që ngarkohet. I propozoj gjykatës ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit, t’i konsiderojë motivet e ulëta dhe mënyrën tinëzare të kryerjes së veprës”, tha prokurorja, raporton Betimi për Drejtësi.

Lexo edhe:  Faqja zyrtare e Ministrisë së Industrisë, shfrytëzohet për t’ia uruar ditëlindjen djalit të Armend Mujës