Gjakovari gjendet i vdekur, familjarët thonë se kishte probleme shëndetësore

Dje rreth orës 9:40 një person është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij në Gjakovë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Por familjarët e tashmë të ndjerit kanë thënë se ai ka pasur probleme shëndetësore dhe se nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes së tij.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet ndër të tjera.

 

Lexo edhe:  Ky është 62-vjeçari i arrestuar për rastin e ngacmimit seksual në autobus, përfundon në ndalim policor