Një person gjendet i vdekur në Prizren, policia po e heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, të mërkurën e 29 marsit në Prizren.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti po vazhdon të hetohet.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion”, thuhet në raport.

Lexo edhe:  Zjarrfikësit letër institucioneve: Mos na quani heronj, kryeni obligimet ndaj nesh