Zhduket një person në Pejë

Pejë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është raportuar se një burrë është zhdukur në Pejë.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada Kosova”, më 25 mars, rreth orës 06:30, raporton “Betimi për Drejtësi“.

”Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Vendet që mbesin pa energji elektrike