Gjakovari gjendet i vdekur, familjarët thonë se kishte probleme shëndetësore
Dje rreth orës 9:40 një person është gjetur pa shenja jete para shtëpisë së tij në Gjakovë.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Por familjarët e tashmë të ndjerit kanë thënë se ai ka pasur probleme shëndetësore dhe se nuk kanë ndonjë dyshim për shkakun e vdekjes së tij.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet ndër të tjera.