Gazetari turk lë lidhjen direkte, vrapon dhe largon fëmijët nga zona e rrezikut

Humaniteti përtej profesionit.
Kështu mund të përshkruhet një skenë emocionuese që vjen nga Turqia, vend ky që u godit nga një tërmet shkatërrues në orët e para të mëngjesit të sotëm, shkruan lajmi.net.

Një gazetar turk, gjersa po raportonte drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes, la për pak minuta kamerën dhe shkoi t’u ndihmojë një familjeje që po iknin nga ndërtesat që po rrënoheshin njëra pas tjetrës.

Në këto momente të kapura nga kamera “Live”, shihet se si gazetari mban një fëmijë në krahët e tij gjersa e largon nga zona e rrezikut

VIDEO

Lexo edhe:  Ky është i dyshuari i fundit që u ndalua për rrahjen masive në Prizren, po ruhet në spital nga Policia