Gara me vetura – dënohen nga 400 euro, 4 pikë negative e ndalim të vozitjes për 10 muaj dy persona në Kamenicë

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se ka dënuar dy persona për gara me vetura në aksin rrugor Kamenicë – Crep.

Në njoftimin policor bëhet e ditur se Njësiti i policisë nga stacioni policor në Kamenicë si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore ka identifikuar dy kundërvajtës të cilët në aksi rrugor Kamenicë – Crep ishin duke zhvilluar gara të shpejtësisë me automjetet e tyre në zonën e banuar ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h.

“Të njëjtëve konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L- 186 neni 51, paragrafi 5 u janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, 4 pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 10 muaj”, thuhet në njoftim.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë :192; 0385045047001.

Lexo edhe:  Jo baxhanakët, por vëllezërit rrahen derisa bëhen për Spital në Viti