Fotografia zemërthyese e tërmetit: E mbuluar nga rrënojat, babai nuk i lëshon dorën vajzës së pajetë

Imazhet e një babai që mban dorën e vajzës së tij të vdekur, të shtypur nën shtresa rrënojash, kanë dalë nga qyteti turk i Kahramanmaras.

Fotografi i AFP-së Adem Altan kapi një seri fotografish të marten në qytetin e Kahramanmaras, që tregojnë Mesut Hancer të ulur mes një ndërtese të shkatërruar ndërsa shtrëngon dorën e vajzës së tij 15-vjeçare Irmak, e cila humbi jetën pas tërmetit.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të rrafshuara, mes kushteve të rënda të motit që pritet të përkeqësohen në ditët në vijim.

Lexo edhe:  Elektrosever kërkon nga banorët e veriut të lidhen me operatorin serb pasi me KEDS është më shtrenjtë dhe ua këpusin rrymen