9-vjeçari turk dhuron kursimet e tij për të prekurit nga tërmeti, shkruan edhe një letër emocionuese për ta

Një 9-vjeçar në Turqi, i mbijetuar i tërmetit me magnitudë 5.9 gjatë nëntorit të vitit të kaluar në Duzce, ka vendosur që t’i dhurojë kursimet e tij për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë, në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Alparslan Efe Demir nisi edhe një letër për të mbijetuarit e tërmetit, bashkë me kursimet e tij, shkruan TRT World.

“Fmijët atje s’duhet të kenë të ftohtë apo të jenë të uritur. Unë do të dërgoj rrobat dhe lodrat e mia për fëmijët atje”, thuhet ndër të tjera në letrën e tij.

Mijëra persona kanë vdekur pasi dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë dhe Sirinë, brenda 12 orësh gjatë 6 shkurtit.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë nëpër vendbanimet e prekura nga tërmetet, ku janë shembur shumë ndërtesa, nën rrënojat e të cilave besohet të kenë mbetur të ngujuar shumë njerëz

Lexo edhe:  Ky është personi që u kap me drogë dhe armë në Pejë, Policia ia sekuestron veturën