Dy pacientë ikin nga Psikiatria në Prishtinë

Dy pacientë të Institutit të Psikiatrisë Forenzike janë arratisur të enjten në mbrëmje nga ky institucion, në rrethana akoma të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit, me vendim të gjykatës kanë qenë nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.

Pasi është njoftuar Policia, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për dy të dyshuarit.

Lexo edhe:  “Ma kpute shpirtin PASHTRIK Biri jem “ - reagojnë familjarët për vdekjen e 21-vjeçarit në vendin e punës në Itali