“Fluturuan” me veturë në oborrin e shkollës lëndohen pesë nxënës, në Qyshk të Pejës!

Një rast i pazakontë ka ndodhë në fshatin Qyshk të Pejës ku disa nxënës të mitur kanë vozitur me shpejtësi të madhe një veturë dhe kanë rrezikuar jetën e bashkëmoshatarëve të tyre.

Pesë nxënësit e shkollës “Skënder Çeku” kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Për këtë rast, Gazeta Sinjali kishte raportuar disa ditë më parë.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një fëmijë e ka marrë automjetin dhe është vetaksidentuar. Në veturë i ka pas edhe katër shokë. Të pesë personat kanë marrë lëndime të lehta trupore”, tha Gashi.

Lexo edhe:  “Stresin, fejesat, problemet me lukthin, me fatin..”, çka pretendonte që shëronte Bio Mulaku i arrestuar për mashtrim