Përplasja shkon në tjetër nivel, Fatos Geci i reagon axhës Gani Geci: “Unë i kam shkruar vetë ato fjali”
Deputeti i VV, Fatos Geci ka reaguar pas deklaratave të Gani Geci, i cili ka thënë se fjalimi i mbajtur në Kuvend nuk ka qenë i rastësishëm, por i ndikuar nga një figurë brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Fatos Geci ka shkruar se ato fjalë i ka shkruar vetë ao në mënyrë spontante, duke mohuar se ia ka shkruar dikush tjetër.
“Mjafte më spekulime. Unë i kam shkruar vetë ato fjali në mënyrë spontane, në momentin kur deputeti i PDK-së tha se po friksohemi nga Thaçi. Jepini fund këtyre lojërave”, ka shkruar Geci.

