Prizrenasi përdorues i narkotikëve ushtron dhunë në familje, gruaja detyrohet të dalë nga shtëpia

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar gruaja, e cila ka dhënë detaje për dhunën që ka përjetuar ajo dhe vajza nga burri/babai, i cili dyshohet se është përdorues i narkotikëve.

Për motive ende të panjohura, në gjendje të dehur, i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike deri në atë pikë sa bashkëshortja e tij u detyrua të largohej nga shtëpia. Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia duke e raportuar rastin.

Denoncimi i viktimës ka aktivizuar Policinë, me ç’rast kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  “Kam me të mbytë”/ Katër persona kërcënojnë me jetë kamerierin që s’u shërbeu pas orarit dhe demolojnë lokalin e ‘Prince Caffe’ në Pejë