“Feja e shqiptarit është shqiptaria”, Tërnava: Përdoret nga dikush për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë një interviste në Klan Kosova ka thënë se thënia “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, përdoret për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar.

“Kjo përdoret nga dikush për ta mbuluar të mosqenit bollshëm shqiptar, mirëpo ne e dimë që feja e shqiptarit është feja islame, është feja ortodokse, është feja katolike, është feja protestante”.

“Pra, feja e gjermanit nuk është Gjermani, por është feja që i përkasin, as feja e amerikanëve nuk është Amerika, por e kanë fenë që i përkasin”, u shpreh Tërnava.

Lexo edhe:  Gashi i reagon Kurtit për 100 euro: E ka marrë rolin e Halil Kastratit e Labinot Tahirit duke shpërnda lëmoshë