“N’krye kam me t’i vra”, tensione pas shpalljes së aktgjykimit në rastin e vrasjes së 15-vjeçarit dhe babait të tij

Me të mbaruar seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin për Krime të Rënda, ku u shpall aktgjykimi me të cilin Xhafer Bardhi u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e viktimave babë e bir, B.M. dhe A.M. Ndërsa, djali i Bardhit, Amir Bardhi u lirua nga akuza, familjarët e viktimave u shprehën të pakënaqur me vendimin për lirimin e Amir Bardhit.

Familjarët e viktimave, para mediave nuk i kanë kureyer as kërcënimet për një palë të tretë- tri familje tjera, të cilët pretendojnë se janë përfshirë në vrasjen e B.A dhe A.M, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Vëllai i të vrarit B.M, Sokol Muja tha se beson aktgjykimi ku Xhafer Bardhi u dënua me burgim të përjetshëm është i drejtë, por jo edhe ai për djalin e tij, Amirin pasi që sipas Sokolit ka qenë Amiri ai që e ka endur të gjithë rastin. Sokoli tha se do t’i luten gjykatës që ta kapin djalin e ta fusin brenda, që mos t’ua lënë atyre.

“E drejtë për Xhaferin, është në rregull. Për djalin nuk është në rregull kurgjo se djali krejt e ka ba, e ka çu punën deri në fund. Djali e ka endë të gjithë rastin a Xhaferi ka shkuar i ka vrarë me gjithë djalë. Edhe djali e ka pasë një bucankë e di krejt bota, i gjithë kojshillëku, e gjithë miqasia. E ka pasur dhe garant djalin e ka vrarë djali, jo Xhaferi. Ne kena me ju lutë gjykatës ta kapi djalin e ta shti brenda, të mos na e lë neve. Mos të na lë neve se bëhet çdo ditë e më keq. Se kjo është shumë, shumë e padrejtë, për djalë shumë e padrejtë. Ta vrasin fëmijën 15 vjeç e ta lëshojnë veç te ne në Kosovë se nuk ndodhë kund”, u shpreh Sokol Muja.

Lexo edhe:  “Qohu vlla e m’shiko n’sy” - Poezia prekëse e vëllait të mjekut që vdiq në aksidentin e ambulancës

I pyetur nëse do të bëjnë ankesë ndaj vendimit të Themelores, Sokol Muja tha se nuk do ndalen duke bërë ankesa, duke thënë se do shkojnë deri në “Gjyq të Hagës”.

“Gjithë vallai, 100 ankesa, deri n’Gjyq të Hagës”, tha Muja.

Një familjar tjetër i të vrarëve, akuzoi duke thënë se djali ka qenë ai që e ka bërë vrasjen dhe se sipas tij janë tri familje që i kanë ndihmuar. Ai kërcënon se asgjë nuk do u ndodhë familjes së të akuzuarve, krahasuar me atë se çka do u ndodhë këtyre tri familjeve.

“Djali kryesor është, djali e ka thirrë babën e vet. Djali e ka ba këtë punë. Edhe në kamera po tham, janë tri familje që janë tu i ndihmu. Kurgjo s’kanë me pasë këta punë me neve çka kanë me pasë këto tri familje. Tri familje që janë tu i nihmu ktina, që janë tu e përkrahë. Plus erdh dhandrri i tij qetu para hunve na kërcënoi”, tha ky familjar.

I pyetur se cilat janë familjet të cilat Muja pretendon se e kanë përkrahur vrasjen e dy familjarëve të tij, Sokol Muja e merr fjalën duke thënë se njëra prej tyre është familja e Hetem Bardiqit, duke mos i përmendur me emra edhe dy familjet e tjera, por që shprehet i bindur se janë kryesorët dhe se po të njëjtit do e vuajnë.

“Kom me i përmend. Familja e Hetem Bardiqit, bash qata janë kryesorët edhe disa vëllazën të tij, por s’po i përmendi me emra. Ne e dijmë të gjithën. Dhe me emër të Zotit ata do të dalin, dhe kanë me e vuajtë. Familjarë janë krejt. Rreth janë. Është marre me e vra fëmijën 15 vjeç, edhe vëllain pa i bërë asgjë. Shkoj i them gjykatësit nëse ja kam pasur vetëm një cent hak le të më dënojë përjetësisht, nëse i kom pasë veç pesë centë borxh”, tha ai.

Lexo edhe:  Një minator në gjendje jo të mirë, i keqësohet gjendja duke qëndruar në grevë 800 metra nën tokë

Pala e dëmtuar vazhdoi me kërcënime edhe kur një familjare tha se dy të akuzuarit do t’i vrasë, se do i qëllojë të dy (duke iu referuar këtu të akuzuarve) në kokë.

“Une jom, i lutna krejt botës shyqyr qe u lshun edhe jau msheli derën me therr ka që ky u dënu burg të përjetshëm dy “kap”, “kap”, u kry ma s’ki zgjidhje te ta ja kom lon ktij Vuçiqit se këta ma Vuçiqa janë se ky që e ka vra ja kena lanë gjykatëses drejtësinë s’ka desht, i grahëm na me drejtësi u kry kjo punë ma”, tha familjarja e të ndjerëve B.M dhe A.M.

Ajo shtoi tutje duke thënë: “Pa masakrue s’e la edhe kurrë, qyre veç njo po t’thom kun s’ka me i ra veç n’ krye kom m’i ra , dyt n’krye ka me t’i vra besën e Zotit e keni. Se qetu m’ka ardhë shpirti”, u shpreh kjo familjare e të vrarëve.

Ndërsa, Sokol Muja vazhdoi duke u shprehur se kishte qenë Amir Muja ai që e kishte pyetur djalin e tij se ku gjenden ai dhe vëllai tjetër, Bislimi.

“Pse ta lënë djalin të dali jashtë. Duhet ta mbajnë aty. Duhet ta vuajë dënimin edhe djali, se jo veç Xhaferi. Se djali ka dalur e ka pyetur djalin tim: ku është Sokoli, ku është Bislimi. Ne kemi qenë këtu në Prishtinë.

Sokoli përfundoi fjalën e tij duke thënë se për Xhafer Bardhin drejtësia është bërë ndërsa për djalin e Bardhit, njëkohësisht të liruar sot jo. Sipas tij po të ndodhë diçka, fajtor kryesor është Amiri.

“Për Xhaferin drejtësi më të mirë nuk ka. Për djalë ka bërë keq haj medet. Çka ka bërë ai s’bën kush. Ai kryesori është fajtor po të ndodhë diçka”, përfundi ai.

Lexo edhe:  Këta janë katër policët që u arrestuan pasi dyshohet se u rrahën me tre qytetarë

Vëllai tjetër i B.A, Bislimi, thotë se vëllai dhe nipi i tij ishin pa pikë faji dhe se Zoti ia ka lënë edhe “16 burra”, ndonëse shprehet se dyve shpirtin ua mori Xhaferi me të birin e tij.

“I përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë që e kanë ndarë dhimbjen me neve. Mundësinë na e ka dhënë populli, fuqinë se çka na ka ndodhur neve s’i ndodhë askujt. Vëllai ynë me gjithë nip është pa pikë faji. Një vajzë para Halil Kastratit e ka thënë një fjali shumë të madhe, tha “Allahu m’i ka marrë babën e nanën por m’a ka lënë vëllain”, po edhe mua m’i ka lënë 16 mashqi, se m’i ka marrë Perendia dy, Perendia e ka shkru, Xhaferi jau ka marrë shpirtin me djalë, neve na i ka lënë edhe 16 tjerë. Ne pastë thënë Zoti le të vie e le t’i merr edhe ata 16 të tjerë, hiç s’është problem”, tha Bislim Muja, vëllai tjetër i B.M.

Kurse, Sokol Muja porositi familjarët e Bardhit me fjalët :Mas soti,t le të ngjiten në Gradicë kur të dojnë, se vishin ka pak në Gradicë, hajdi thuj mas sotit ngjituni në Gradicë tani e shohim kush jemi ne”.