24-vjeçari në Mitrovicë kapet nga Policia me pistoletë në veturë, arrestohet menjëherë

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ku Policia ka kontrolluar një veturë, nën dyshimet se posedonte gjësende të kundërligjshme.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në veturën e 24-vjeçarit, zyrtarët policorë ka gjetur një armë zjarri me municion, që e mbante pa leje.

Pas përfundimit të kontrollit policor, arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Zhabar, një person në gjendje të rëndë – e merr ambulanca