Familja e akuzon se ua grabiti vajzën, Hoxha thotë se gruan e dytë e mori me leje

Familja Iseni ka ngritur akuza të rënda kundër hoxhës Vesim Avdiu, duke pretenduar se ai ua ka grabitur vajzën pa lejen e tyre.

Megjithatë, sipas versionit të hoxhës, martesa është kryer në kushte fetare, me lejen e babait të vajzës.

Hoxha Avdiu pretendoi për një histori të gjatë miqësie me vajzën, dhe se “nuk ekziston ajo që po flitet,” tha ai, duke argumentuar më tej se ka pasur lejen e prindit të saj.

Nuk ekziston ajo që po flitet se unë e kam marrë pa leje e pa kurorëzim. Vajzën e njoh që nga mosha 10-vjeçare pasi ka qenë nxënëse e imja më pas ka vazhduar studimet në Egjipt dhe është kthyer. Më pas ka qenë edhe paciente e imja pasi e kam shëruar nga magjia. Në momentin që ajo e ka marrë veten, kam shkuar te prindi i saj e kam kërkuar dorën dhe më ka dhënë leje”, ka thënë Avdiu për Klanin.

Lexo edhe:  Vendoset tabelë afër urës së Bistricës me mbishkrimin, “Policia speciale e Kurtit po qëllon ndaj serbëve”