Eroll Nesimi për Iniciativen për braktisjen e fesë: Kur njeriu nuk mundet me u dallu me diçka të mençur, mundohet të dallohet me budallaki

Dje u raportua për një Iniciativë të disa qytetarëve në Deçan për braktisjen e fesë islame.

Ky veprim ka ngjallur shumë reagime, duke përfshirë edhe hoxhën nga Mitrovica, Eroll Nesimi, shkruan Jepi zë.

Ai përmes një postimi ka dhënë disa sqarime për këtë veprim duke e lutur Zotin t’i udhëzojë drejtë këta persona.

Postimi i plotë:

Nuk din njeri çka me than e as kah me ja nis, kur sheh kësi lloj iniciativash.

E para: Shikoni se si është formuar dhe ku jan tubuar për këtë iniciativ, nuk din njeri a jan në ndonje garazh apo përfundi ndonjë ure.

E dyta: Jan të parët në botë me kësi lloj iniciative, një profesor i yni në Medresen Alaudin thoshte: Kur njeriu nuk mundet me u dallu me diçka të menqur, pa tjetër do të mundohet të dallohet me ndonjë budallaki.

E treta: Tash kta a kan bër iniciativ për tu larguar vetëm nga islami apo edhe nga fet tjera? Pasi që iniciativa ishte me emrin: (Braktisja vullnetare e Fesë Islame ( Me Moton: Të jemi vetëm Shqiptar).
Në vet këtë titull ka kontradikta:
1. Braktisja vullnetare e Fesë Islame
2. Me Moton: Të jemi vetëm Shqiptar
Kjo iniciativ a vlen edhe për Katolikët dhe Jahudit apo vlen vetëm për Muslimanët?!
A bon me kon edhe Shqipëtar edhe Katolik apo Shqipëtar dhe Jauhi, Dhe e keni qëllimin që nuk bën me qen Shqipëtar dhe Musliman. Apo duhet të largohemi nga të gjitha fet?!
Sepse sinqerisht jeni në kundërshtim me vetvetën me këtë titull, sepse kur thuani: “Të jemi vetëm Shqiptar” i bie që duhet të largohet njeriu nga të gjitha fet dhe jo vetëm nga Islami.

Lexo edhe:  Berisha për Dejona Mihalin e VV’së: Është greke, babën e ka grek

E katërta: Ndaq me dit kjo iniciativ si bën përshtypje asnjë Muslimani, ama bash hiq asnjërit (po flas për musliman përnime).
Dhe nuk jeni duke i bër dëm askujt pëveq vetës suaj (dëm në botën tjetër).
ALLAHU i Madhëruar thotë: ” E ty të mos të brengosin ata që përpiqen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.” (Ali Imran 176)

Lusim Allahun e Madhëruar të ju udhëzojë në rrugën e drejtë.