Dy javë qëndroi në hotel, 16-vjeçari s’pagoi asnjë euro

Të martën, një 16-vjeçar është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka mashtruar pronarin e një hoteli, duke mos paguar qëndrimin në të. Vlera e dëmit është 1,600 euro.

Sipas Albert Gjonajt, pronar i hotelit i cili gjendet në qendër të Prizrenit, i dyshuari ka qëndruar për dy javë të plota në një nga dhomat më të mira të hotelit, ka ngrënë e ka pirë dhe ka marrë para kesh nga ai, dhe në fund është larguar pa paguar.

Lexo edhe:  Mërgimtares ia vjedhin kuletën me dokumente e 700 euro në poligonin e gjuajtjes ‘Reload’ në Prishtinë